Predha dhe mortaja të pashpërthyera/ “37 milionë tonë mbeturina në rrugët e Gazës”, agjencia e OKB-së: Duhet një dekadë për t’i pastruar!

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Veprimet ndaj Minave vlerëson se 37 milionë tonë mbeturina ndodhet në rrugët e Gazës. Federico Dessi, drejtor i Humanity and Inclusion për Lindjen e Mesme vlerëson se për pastrimin e tyre do të duhet një dekadë, ndërkohë që shtoi se mes mbeturinave përfshihen deri në 10,000 municione të pashpërthyera.

Dessi tha se kjo organizatë punon ndërkohë që rreth 100.000 bomba janë hedhur në Gaza në gjashtë muajt e fundit.

“Nga nëntë deri në 14 për qind e këtyre bombave nuk shpërthejnë, kështu që potencialisht po flasim deri në 10,000 ose pak më shumë bomba, predha dhe mortaja të pashpërthyera në Gaza”, tha Dessi për Al Jazeera.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne