Komuniteti Musliman i Shqipërisë nuk ndryshon drejtim, Bujar Spahiu rizgjidhet kryetar i KMSH

Pavarësisht kundërshtimeve të besimtarëve muslimanë, të cilët protestuan përpara zgjedhjeve të kryetarit të ri të Komunitetit Musliman Shqiptar, KMSH nuk ka ndryshuar drejtim.

Ndonëse ka pasur kritika për kapje të KMSH nga FETO apo sic njihen në Shqipëri anëtarët e saj, gylenistë, KMSH ka mbajtur këtë të shtunë zgjedhjet për kryetarin e rid he ruajtur drejtimin e mëparshëm.

Bujar Spahiu është rizgjedhur Kryetar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë në zgjedhjet që u zhvilluan sot në Medresenë e Tiranës, në përfundim të mandatit të parë 5-vjeçar si kryetar.

Në garë për kreun e Komunitetit ishin tre kandidatura: H. Bujar Spahiu, kreu aktual i KMSH, i cili mori 82 vota kurse dy kandidatët e tjerë, Eduart Shefkiu, administrator i myftinisë Durrës dhe Emirjon Vathja, myfti i Beratit morën nga tre vota. Katër vota u shpallën të pavlefshme.

Ndonëse KMSH pretendon për garë të ndershme, ky rezultat tregon se vota ka qenë e orientuar dhe diktuar, pasi rezultati përfundimtare është mjaft i thellë në favor të kryetarit aktual, duke vërtetuar edhe në KMSH se kryetarët vështirë të munden me votë për shkak të kapjes së institucioneve që drejtojnë./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne