Koncesioni për Check Up-in, Vokshi dorëzon prova të reja në SPAK

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion një dosje me prova të reja, që sipas saj faktojnë shkeljet në koncesionin e “Check Up-it” në Shëndetësi.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi u shpreh se është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të SPAK-ut, nëse do të duhet informacione shtesë për këtë koncesion. Deputetja kërkoi që institucioni i lartë i drejtësisë të mos jetë me dy standarde.

Në kallëzim përmendet se vetëm për 2015-ën, kontrollin e kanë kryer 244.440 persona, por pagesa është kryer për 357 mijë persona që do të thotë se, vetëm për këtë fashë kohore, koncesionari është paguar për 110 mijë kontrolle të parealizuara./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne