Putin: Operacioni tokësor i Izraelit në Gaza do të sjellë viktima civile ‘absolutisht të papranueshme’

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se një operacion tokësor izraelit në Gaza do të rezultonte me shumë viktima civile, që do të ishte “absolutisht e papranueshme”.

Ushtria izraelite sot u bëri thirrje të gjithë civilëve që jetojnë në qytetin e Gazës, më shumë se një milion njerëz, të lëvizin në jug brenda 24 orëve, ndërsa grumbulloi tanke përpara një pushtimi tokësor të pritshëm pas sulmit vdekjeprurës të së shtunës nga grupi islamik palestinezë Hamas.

Putin, duke folur nga Bishkek, Kirgistan, tha se përdorimi i armatimit të rëndë në zonat e banuara “mbart pasoja të rënda për të gjitha palët”.

“Dhe më e rëndësishmja, viktimat civile do të jenë plotësisht të papranueshme. Tani gjëja kryesore është ndalimi i gjakderdhjes,” tha ai.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme kineze shprehu sot shqetësimin e thellë për mundësinë e një përshkallëzimi të konfliktit midis Izraelit dhe militantëve palestinezë.

 

Zëdhënësi i ministrisë, Wang Wenbin, i bëri komentet në një konferencë të rregullt për shtyp në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me një deklaratë të Kombeve të Bashkuara që thoshte se Izraeli kishte informuar organizatën se 1.1 milion palestinezë në Gaza duhet të zhvendosen në pjesën jugore të enklavës./BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne