Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja konfirmoi se situata në burgjet e vendit është nën kontroll.
Në një deklaratë për mediat, Manja i shprehu ngushëllime familjarëve te viktimës në burgun e Peqinit, Arben Lleshit.
“Dua të ngushëlloj familjarët e viktimës, i uroj shërim të shpejtë të lënduarit tjetër. Garantoj familjarët e të dënuarve në të gjithë Shqipërinë që situata e rendit është në kontroll. Autori është një i dënuar me burgim të përjetshëm. Po vuante dënimin në këtë burg, dhe pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve dhe më pas i është vënë në dispozicion prokurorit të gatshëm. Ngjarja është e rëndë, por s’ka pasur cënim të jetës së personelit dhe stafeve civile.”, tha ai./tpz