Mesxhid Al-Aksa pothuajse e zbrazët në namazin e xhumasë për shkak të kufizimeve izraelite

Në namazin e dhjetë të xhumasë që nga fillimi i sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës më 7 tetor, Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar mbeti përsëri pothuajse bosh për shkak të kufizimeve të forcave izraelite. Duke vazhduar kufizimet e tyre rreth Mesxhid Al-Aksasë, policia izraelite pengoi palestinezët që donin të falnin namazin e xhumasë në këtë xhami, si në javët e kaluara.

Një zyrtar nga Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit, në një deklaratë për Anadolu tha se Izraeli ka bllokuar Mesxhid Al-Aksanë, ku normalisht 100 deri në 150 mijë njerëz tubohen të premteve. Ai deklaroi se këtë javë, si në nëntë javët e mëparshme që nga 7 tetori, vetëm rreth 7 mijë njerëz kanë mundur të falen për shkak të pengesave të Izraelit.

Zyrtari tha se dhjetëra mijëra palestinezë u penguan të arrinin në Aksa dhe të faleshin për shkak të kufizimeve izraelite. Palestinezët të cilët nuk u lejuan të hynin në Al-Aksa për namazin e xhumasë e falën namazin e tyre jashtë kompleksit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne