Konfliktin e Nagorni Karabakut e fitoi Rusia, Turqia dhe Azerbajxhani

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi analizon konfliktin ne Nagorni Karabakh ndermjet Armenise dhe Azerbajxhanit i cili u fitua nga Rusia, Azerbajxhani dhe Turqia.

Flitet per luften e cila nisi ne 27 shtator dhe mbaroi ne 9 nentor 2020 me fitoren e Azerbajxhanit turk. Tregohet sesi kryeministri armen Nikola Pashinian u soll ne pushtet nga Sorosi dhe CIA ne 2018 dhe politika e tij anti-ruse, duke mohuar keshtu ndihmen qe Rusia i ka dhene historikisht Armenise.

Edhe pse azeret jane musliman shiite, ata u ndihmuan nga Turqia e cila ka qene historikisht ne krahun e turqve azere qe nga viti 1918 e deri ne pavaresine e Azerbajxhanit nga Bashkimi Sovjetik ne 1991.

Situata e Nagorni Karabakut krahasohet me separatizmin ortodoks ne jug te Shqiperise ne 1914 me Republiken e Vorio Epirit dhe me shovinizmin katolik te Mirdites ne vitin 1921 kur Mirdita me mbeshtetjen e Nikolla Pashicit kerkoi te shkeputej nga Shqiperia. Fitorja e Azerbajxhanit kunder separatizmit armen krahasohet me fitoren shqiptare ne kohen e Ahmet Zogut kur kolonel Meleq Frasheri arriti te nenshtroje shovinizmin katolik te Mirdites dhe e bashkoi ate me Shqiperine me shumice muslimane.

Ne perfundim tregohet qe fitues te konfliktit ne Nagorni Karabakh jane:

1. Rusia e cila tani ka vendosur trupat e saj ne Azerbajxhan, duke ndaluar keshtu Azerbajxhanin qe te behet koloni e NATO-s dhe Amerikes dhe behet polici paqerues i te krishtereve dhe muslimaneve te Kaukazit.

2. Turqia e cila i tregoi botes superioritetin e saj ushtarak me mbeshtetjen qe i ka dhene Azerbajxhanit. Fitorja e Turqise eshte fitore e muslimaneve kunder ekstremizmit te krishtere i cili kerkon zhdukjen e muslimaneve ne Kaukaz dhe krijimin e nje shteti fashist te krishter armen.

3. Azerbajxhani i cili arriti te cliroje territoret e e Kubaldise, Zengilanit, Xhebrailit, Hadrutit, Fuzulit, Talishit, Agdamit nga pushtimi armen. Humbes jane ekstremizmi i krishter armen i mbeshtetur nga qarqe ekstremiste anti-muslimane ne France, SHBA etj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne