Konkurs për muzeun hebraik ‘Besa’ në Tiranë!

Në Tiranë këtë të hënë u mbajt konkursi për ndërtimin e projektit të muzeut “Besa” që i dedikohet historisë së shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në garë për ndërtimin e muzeut janë 5 studio prestigjioze nga Holanda, Turqia, Britania dhe Zvicra, ndërsa fituesi do të shpallet rreth orës 16:30. Shume profesional arkitekte kane shprehur shqetesimin e tyre se pse projekte te tilla u jepen studiove te huaja nderkohe qe muzeu eshte krijuar ne token shqiptare.

Më herët kreu i qeverisë e cilësoi këtë vepër si një destinacion të ri në qytet për të gjithë ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme të historisë së shqiptarëve.

Ndërsa ministrja e kulturës Elva Margariti tha se një muze i tillë nuk ekziston në asnjë vend tjetër.

Ky është muzeu i dytë që do të përfshijë historinë, traditën, kulturën dhe artin hebraik që do të ndërtohet në Tiranë ndërsa muzeu i parë do të jetë në Vlorë vend i cili shume hebrenj kohet e fundit kane filluar te blejne toka dhe prona.

Edi Rama i cilëson si arkiv të tërë skenarësh për filma të bazuara në historitë e vërteta të Holokaustit të tmerrshëm. Kreu i qeverisë thotë se pas muzeut të Vlorës, synohet që të krijohet një vepër arkitektonike e kombinuar mes kësaj shtëpie tradicionale dhe një hapësirë moderne që do ta konceptojnë arkitektë, e cila do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës, e historisë, e artit, e librit hebraik

Në fjalën e tij, në çeljen e konkursit ndërkombëtar për projektin e Muzeut “Besa”, i cili i hapi udhën krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë, traditës, kulturës dhe artit hebraik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky muze do të shërbejë për të na kujtuar ditët tona të lavdishme.

Ai tha se muzeu është edhe një përgjigje për cinikët që thonë ‘nuk bëhet’ për gjithçka dhe se ka ardhur koha për një besë ndaj njëri-tjetrit, atë të mos bllokimit të punëve publike në qytet, duke lënë mënjanë ndasitë

Ministrja e kulturës Elva Margariti duhet te ndertoje edhe nje muzem te tille per Palestinen dhe Palestinezet te cilet jane kolonizuar nga shteti ilegal i Izraelit i cili cdo dite ushtron genocid mbi popullsine Palestineze ne tokat e tyre.
Izraeli eshte i vetmi shtet i cili ka shkelur me dhjetra rezoluta te Kombeve te Bashkuara.


Me mijera femije Palestinez arrestohen cdo vit dhe me mijera te tilla jane vrare e masakruar nga ushtria pushtuese e izraelit.
A nuk meritojne dhe keta nje muze ?

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne