Tetë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar në Kapshticë. Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në PKK Kapshticë, u ndaluan shtetasit në kërkim:
E. Rr., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 9 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 muaj e 11 ditë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
I. L., 35 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
E. M., 35 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, u konstatua automjeti me drejtues shtetasin I. L., dhe nga kontrolli i të cilit u gjet një sasi e konsiderueshme vaj ulliri pa dokumentacionin përkatës, dyshohet së është kontrabanduar nga Greqia, ku u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se doganieri E. M. ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka ushtruar kontroll në automjetin e shtetasit I. L.
Gjithashtu, shërbimet e DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasit:
F. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq;
V. R., 46 vjeç, banues në Pogradec;
B. Xh., 55 vjeç, banues në fshatin Sohodoll, Peshkopi,
pasi dyshohet se kanë kaluar kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./BW


















