Kontrollorët e korruptuar i kushtojnë postin drejtoreshës së Kufirit në Durrës, Lleshaj e shkarkon

Shkeljet masive në Portin e Durrësit të evidentuara në radhët e kontrollorëve në kufi, çuan edhe në shkarkimin e Drejtoreshës Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në qytetin bregdetar, Lindita Nushi.

Shkarkimi i Lindita Nushit u bë me urdhër të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Më 3 mars, gjashtë punonjës të Policisë Kufitare në Portin e Durrësit me detyrë të kontrollorit, u arrestuan nga Shërbimet për Çështje të Brendshme, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Policët kufitarë në sajë të vlerave monetare, bënin kalimin e paligjshëm të personave me probleme që e kishin të ndaluar udhëtimin në zonën “Shengen”.

Ata u arrestuan në kushtet e flagrancën, ku ju gjetën me vete edhe para, në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne