Koronavirusi/ MEPJ njoftim për shqiptarët që ndodhen në Kanada: Ja ku mund të aplikoni online për zgjatjen e statusit tuaj të qëndrimit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, me anë të një njoftimi për mediat, lajmëron të gjithë shqiptarët që janë në Kanada, se ata duhet të aplikojnbë online për të zgjatur statusin e tyre të qëndrimit atje.

MEPJ shprehet se sipas autoriteteve kanadeze, të gjithë shtetasit e huaj që për shkak të situatës së krijuar për shkak të COVID-19, nuk kanë mundur të largohen nga Kanadaja, mund të aplikojnë online për zgjatjen e statusit të qëndrimit, para përfundimit të tij.

Njoftimi i Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë:

Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kanada.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kanada, se sipas autoriteteve kanadeze, të gjithë shtetasit e huaj që për shkak të situatës së krijuar për shkak të COVID-19, nuk kanë mundur të largohen nga Kanadaja, mund të aplikojnë online për zgjatjen e statusit tuaj të qëndrimit, para përfundimit të tij.

Aplikimi mund të bëhet online në linkun: https://bit.ly/2UawUkE

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne