Zarif: Terrorizmi mjekësor i Amerikës pengon reagimin efikas ndaj sëmundjeve epidemike

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në një intervistë me gazetën “Folha de S. Paulo”, duke folur për përballjen e popullit iranian me virusin Korona, deklaroi se terrorizmi mjekësor i Amerikës pengon reagimin efikas në përballje me sëmundjet epidemike globale.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, me këtë rast ka thënë se sanksionet e paligjshme të Amerikës pengojnë Iranin të ketë qasje në medikamente dhe pajisje mjekësore dhe shtoi se kompanitë prodhuese të pajisjeve mjekësore të Evropës për shkak të kërcënimeve të Amerikës, nuk bëjnë tregti me Iranin.

Zarif duke theksuar se këto veprime nga aspekti juridik, janë krim kundër njerëzimit, shtoi: “Terrorizmi ekonomik i Amerikës duhet të ndalet dhe të tjerët gjithashtu vetëm me këtë shpresë që të mos dëmtohen vet, të pranojnë arrogancën dhe politikën e dhunshme të Amerikës”.

Ministria i punëve të jashtme të Iranit në vazhdim vuri në dukje edhe reagimin e popullit të Irakut ndaj atentatit terrorist të ushtrisë amerikane kundër gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, ndërsa shtoi: “Nëse amerikanët do të vazhdojnë këto agresione kundër popullit irakian, atëherë natyrisht se duhet të presin kundërpërgjigje./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne