Korrupsioni Rilindjes dhe staffit te Edi Rames jep tenderin per 13 minuta.

Analisti Neritan Sejamini, ka komentuar skandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili u filmua në zyrën e Bashkisë duke kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, me të cilën më pas shfaqet duke biseduar për një projekt për sterilizimin e qenve, që financohet nga Bashkia, për të cilën shtesja A.K kishte interes.

I ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini u ndal edhe te përdorimi i administratës publike në shërbim të urdhrave të shefave, duke i’u referuar faktit që Gjici urdhëroi zyrtarë të Bashkisë të merreshin me projektin e A.K dhe kjo shtetase mori menjëherë akses të plotë në zyrat e bashkisë.

“Për 13 minuta është dhënë edhe tenderi. Ai e dha tenderin, i dha vartësve porosinë. Për 13 minuta një zyrtar i lartë shtetëror të jep tender. Për 13 minuta u dhanë edhe inceneratorët. Administrata shqiptare u shërben drejtuesve për të bërë letrat. Autokracia është kudo. E gjithë bashkia e Kukësit bën letrat për kryetarin. E gjithë qeveria bën letrat për inceneratorët.

Administrata nuk punon për të analizuar, mbikqyrur dhe verifikuar, por shërben vetëm për të bërë letrat për ti shërbyer shefit. Me forcën e mediave, pothuajse u devijua kjo çështje, për t’u dukur si shantazh seksual.
Ata e dinin të vërtetën dhe u munduan ta devijojnë”, deklaroi Sejamini /TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne