Pas takimit që zhvilloi në Kinë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se SHBA nuk kërkon konflikt ose një luftë të re të ftohtë me Kinen.
“Shtetet e Bashkuara i qëndrojnë premtimeve të Presidentit Biden dhe ne nuk kërkojnë një luftë të re të ftohtë, nuk duan të ndryshojnë sistemin e Kinës”, u shpreh Blinken.
Sipas kryediplomatit amerikan, Uashingtoni pret me padurim shkëmbimet e nivelit të lartë me Pekinin dhe shpreson të ruajë komunikimin dhe bashkpunim midis 2 vendeve.
Gjithashtu ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang i tha Z. Blinken se Pekini ishte i përkushtuar për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme, të parashikueshme dhe konstruktive me SHBA-në.
Kjo vizite eshte vizita e pare e nje diplomati Amerikan qe prej 5 vitesh.