KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Rezarta Balliu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Rezarta Balliu.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Balliut ndaj vendimit të Komisionit që e shkarkoi për probleme të pasurisë.

Rezarta Balliu (Vigani) e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe e ushtroi funksionin prej dy dekadash në Gjykatën e Rrethit të Tiranës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne