McGonigal pranoi akuzat për Shqipërinë, Berisha: Dosja e tij më unikja në botë, një kryeministër dhe një anëtar i FBI të lidhur me krimin

Ish-kryeministi Sali Berisha ka deklaruar se dosja e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, është “dosja më unike në historinë e botës”.

Në një intervistë për “A Show”, Berisha deklaroi se “nuk mund të gjesh në arkivën e krimit botëror dy njerëz kaq të rëndësishëm, njëri në FBI, njëri kryeministër të lidhura në krim”, ndërsa shti më tej se kjo sipas tij do të jetë një nga dosjet me të veçanta.

Më tej, ish-kryeministri u shpreh se, sipas tij, angazhimi i McGonigal kundër opozitës është bërë kundrejt një çmimin, “ku ai 220 mijëshi mund të jetë vetëm kafeja”.

“Në këtë angazhim, ai ka shkel ligjin e vendit te vet dhe betimin e tij. FBI, një institucion i fuqishëm është i gatshëm të ndihmojë çdo vend në bazë të procedurash ligjore, jo si detektivë privatë. Në këtë kontekst ai ka shkelur me dy këmbë ligjin e vetë”, deklaroi Berisha.

Që shefi i kundërzbulimit të FBI, të vijë në Shqipëri për Agron Nezën, kjo është pak e vështirë për t’u besuar. Cili është misioni i vërtetët i Agron Nezës do merret vesh me vonë. Por, një agjent lëviz me axhendë agjenturore, dhe nuk e përjashtoj që ai të këtë ardhur në këtë më mënyrë. E solli Deripaska apo jo, këtë do e zbulojë FBI.

Ka një unikalitet, dosja që shkoj në SHBA është unike në historinë e botës. Nuk mund të gjesh në arkivën e krimit botëror dy njerëz kaq të rëndësishëm, njëri në FBI, njëri kryeministër të lidhura në krim. Kjo do mbetet në vlerësimin tim një nga dosjet me të veçanta.

Angazhimi i tij kundër opozitës është bërë kundrejt një çmimin, ku ai 220 mijëshi mund të jetë vetëm kafeja. Në këtë angazhim, ai ka shkel ligjin e vendit te vet dhe betimin e tij. FBI, një institucion i fuqishëm është i gatshëm të ndihmojë çdo vend në bazë të procedurash ligjore, jo si detektivë privatë. Në këtë kontekst ai ka shkelur me dy këmbë ligjin e vetë. Të merret ai me komplotin kundër Tom Doshit është degradim i plotë, nuk ka gjë më mjerane. McGonigalin e ka çuar Edi Rama te Tom Doshi. I tillë është raporti i Edi Ramës me McGonigalin.

Edhe pasi McGonigal është arrestuar, raporti i shërbimeve inteligjente thotë se Partia Demokatike në vitin 2017 u financua me para ruse. A ka gjë më mister se gjatë dy vitesh, emri i McGonigalit është lakuar më mijëra here, dhe ka një njëri që se ka shqipëruar asnjëherë emrin e tij dhe ai është Lulzim Brava. Ai nuk guxoi kurrë të shqipërojë atë emër. Nuk guxon./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne