KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la në fuqi vendimin Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të prokurorit Dritan Gripshi.

Vendimi u shpall sot nga trupi gjykues i KPA-së i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, të cilët lanë në fuqi vendimin e datës 27 mars 2024 të KPK-së, për shkarkimin nga detyra të prokurorit Dritan Gripshit.

Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi u shkarkua pasi KPK e gjeti atë me probleme në kriterin e pasurisë.

Dritan Gripshi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si prokuror në Elbasan dhe Durrës, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Beratit në vitin 2008. Gripshi u shkarkua nga detyra në vitin 2010 me dekret të Presidentit të kohës me motivacionin e “sjelljeve që diskreditojnë figurën e prokurorit”, por ai fitoi më pas një proces gjyqësor kundër vendimit të shkarkimit dhe u rikthye në detyrë në vitin 2015./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne