Kreu i SPAK: Paratë e konfiskuara, po i investojmë në teknologji! Kemi pavarësi totale

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani në një takim të organizuar nga Komiteti i Helsinkit është shprehur se institucioni që ai drejton është i pavarur nga pushtetet e tjera. “Mund te jesh i pavarur por mund të zgjedhësh të filtrosh me pushtetin apo politikën”, tha Dumani teksa shtoi se vetëm ata me integritet mund t’i rezistojnë joshjes dhe presionit të pushtetit.

Ndër të tjera kreu i SPAK u ndal dhe te investimet teknologjike në Prokurorinë e Posaçme, ku tha se përveç buxhetit që është caktuar për ta, do të përdorin  dhe të ardhurat nga pasuritë e konfiskuara nga krimi. “Kemi investuar shume edhe ne teknologji sepse këto mjete kërkimi nuk mund te jene te suksesshme nëse nuk ke mjetet e teknologjisë.

Duhet edhe një buxhet i mire dhe deri tani jemi financuar mire nga buxheti i shtetit por po përdorim edhe te ardhurat pasuritë e konfiskuara nga krimi që kapin miliona euro dhe gjitha i kemi investuar në teknologji dhe kjo na sjell rezultate konkrete. Për të qene i suksesshëm në luftën kundër krimit duhet të kesh legjislacion të mirë dhe është i mirë dhe të kesh struktura të specializuara kundër luftës kriminale dhe korrupsionit.

Dy fenomenet më shqetësuese janë korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe struktura speciale është SPAK për t’i luftuar. Tjetra është të krijosh edhe pavarësinë, dhe sa i përket pavarësisë sigurohet nga kushtetuta dhe ligjet ne fuqi. Jua them me siguri se kemi pavarësi totale nga pushtetet e tjera. Nuk kemi marrëdhënie kontrolluese nga institucionet e tjera.

Pavarësisht të gjitha këtyre në fund të ditës gjithçka varet nga integriteti i prokurorit dhe gjyqtareve, gjithçka varet tek integriteti i secilit aktor. Mund të jesh i pavarur por mund të zgjedhësh të filtrosh me pushtetin apo politiken. Vetëm ata me integritet mund ti rezistojnë joshjes dhe presionit të pushtetit”, ka deklaruar Dumani.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne