Kreu i SPAK-ut raporton para Këshillit Kombëtar të Integrimit: U rrit lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsioni në nivele të larta

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, ku po raportojnë institucionet. Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka raportuar në lidhje me punën e bërë nga SPAK. “Për vitin 2023 veprimtaria e SPAK ka njohur rritje cilësore, që është vlerësuar edhe nga BE. SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për nxjerrin e Shqipërisë nga lista gri, një nga arsyet e këtij vendimi është puna e SPAK për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të ardhura nga pastrimi i parave.

Lufta jonë kundër krimit të organizuar ka pësuar rritje cilësore. Gjithashtu për tu theksuar është se këtë vit kemi patur kontakte dhe bashkëpunim me homologët rajonal. Prokuroria e Posaçme i ka dhënë një rëndësi të veçantë luftës kundër pastrimit të produkteve të veprës penale duke ndjekur qasjen e shoqërimit të hetimeve penale edhe me hetimet pasurore.

E kam deklaruar që në SPAK është bërë traditë që krahas hetimit penal, i cili ka synim ngritjen e akuzës dhe dërgimin për gjykim të subjekteve të veprave penale, ne bëjmë edhe një hetim pasuror për evidentimin e pasurive që dyshohet se kanë origjinë kriminale. SPAK ka rritur numrin e çështjen penale të cilat kanë për objekt hetimin e subjekteve të profilit të lartë dhe të mesëm, për korrupsion ose vepra të tjetra që lidhen me detyrën.

Sa i takon luftës kundër krimit të organizuar kemi një bashkëpunim të mirë me të gjitha vendet e BE dhe më gjerë, Britaninë dhe vendet e Amerikës Latine e Qëndrore. Sipas progres raportit, lufta kundër korrupsionit ka përparime, por mbetet një fushë shqetësim serioz. Korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe biznesit, masat parandaluese vijojnë të kenë një ndikim të kufizuar veçanërisht në sektorë të cenueshëm.

Shqetësuese për SPAK janë ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura. SPAK do teë përgatisë një strategji të veçantë për këtë aspekt. Në fazën aktuale po pritet që projektit të asistencës ndërkombëtare  të caktojë një ekspert për uljen e çështjeve të mbartura. SPAK është në përgatitje për komunikim me publikun. Brenda vitit kjo strategji komunikimi besoj se do të miratohet”-tha Dumani./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne