Krishtërimi “takon” Islamin, Papa nis vizitën historike në Emiratet Arabe

Papa Francesku ka nisur vizitën e tij 3 ditore në Emiratët e Bashkuara Arabe.

Avioni i tij u ul në Abu Dhabi mbrëmjen e së dielës, ku u prit nga princi i kurorës Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahya.

Kjo është një vizitë historike pasi është hera e parë për një udhëheqës të Kishës Katolike Romake që shkel në tokën e Gadishullit Arabik.

Papa Francesku u prit me nderime të larta në pallatin presidencial.

 

Princi i Kurorës i Abu Dhabit dhe Papa Francesku, më pas zhvilluan një bisedë për tolerancën fetare, forcimin e bashkëpunimit, konsolidimin e dialogut dhe bashkëjetesën.

Papa ndërkohë pritet të marrë pjesë edhe në Konferencën e Lartë të Vëllazërimit Njerëzor, me ftesë të Udhëheqjes së Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të jenë të pranishëm rreth 700 liderë fetare të besimeve të ndryshme.

Ndërsa të  martën, Papa do të mbajë një meshë e cila do të ndiqet nga rreth 135,000 besimtarë në stadiumin e Abu Dhabi.

Kjo është një vizitë historike për besimtarët në Gadishullin Arabik, për shkakk se është hera e parë në historinë e njerëzimit që bëhet një përpjekje për dialog ndërfetar mes Islamit dhe Krishterimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne