“Kritika ndaj qeverisë izraelite nuk është antisemitizëm”

Kryetari i Fondacionit “Një zë tjetër hebraik” (EAJG), Jaap Hamburger që vepron në Holandë dhe rabini Lody van de Kamp kanë deklaruar se kritika ndaj qeverisë izraelite nuk është antisemitizëm.

Në një prononcim për Anadolu Agency, Hamburger thotë se kohën e fundit po bëhen përpjekje që kritikat ndaj Izraelit dhe anti-sionizmi të tregohen të barabartë me antisemitizmin. Sipas tij, “Antisemitizmi nuk është i njëjtë me kritikat ndaj qeverisë izraelite dhe kurrë nuk do të jetë i njëjtë”.

“Ky zhvillim do të kufizojë lirinë e mendimit dhe shprehjes, do të kufizojë zërin e atyre që kritikojnë Izraelin. Ndërsa aktivistët mbështetës të Palestinës do t’i vendos në situatë të dyshimtë. Përpjekjet në mënyrë të turpshme për të mbajtur kritikimin e qeverisë izraelite të njëjtë antisemitizmin është padyshim e ngjashme të mbash mollën të njëtjë me dardhën”, tha Hamburger duke shtuar se është e papranueshme që antisemitizmi dhe kritikimi i qeverisë izraelite të konsiderohen të barazvlefshëm.

Ai tha se nuk është e re që anti-sionizmi të shihet si një lloj antisemitizmi. “Kjo është një taktikë demagogjike që institucionet, mediat dhe udhëheqësit e opinioneve kanë përdorur për dekada të tëra për të eleminuar kritikat ndaj Izraelit në dobi të lobeve pro-izraelite. Kjo akuzë më parë përdorej më shumë nga lobet pro-izraelite dhe kjo njollosje u vendos në rend dite dhe u përsërit aq shumë saqë tashmë gradualisht ka filluar të depërtojë në opinionin publik dhe në politikë në Evropë”, theksoi Hamburger.

Shembulli më i mirë i kësaj është presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili javën e kaluar deklaroi se “antisionizmi do të konsiderohet i barabartë me antisemitizmin”, shtoi Hamburger.

Duke vënë në dukje se përcaktimi i antisemitizmit në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA) është “shumë i keq” dhe i “papërcaktuar”, Hamburger vazhdoi më tej:

“Pas një kohe, njerëzit për shkak se nuk blejnë portokaj të Izraelit do të akuzohen për antisemitizëm, ose sepse ata mbrojnë një zgjidhje me dy shtete apo pse fajësojnë Izraelin për krime lufte. Unë si një hebre, kam frikë se njerëzit do të bëhen me të vërtetë antisemitikë kur një ditë të mos lejohen të kritikojnë Izraelin. Më pas në atë kohë Izraeli dhe lobet pro-izraelite do të thonë ‘A e shikoni, ne gjithmonë e kemi thënë‘ nuk mund t‘i besohet askujt, hebrenjtë gjithmonë akuzohen”.

Ndërsa rabini Lody van de Kamp që ushtron detyrën e tij në Holandë duke vënë theksin se ndonjëherë antisemitizmi paraqitet si “kritikë kundër Izraelit” tha se “Në kuptimin e përgjithshëm është absurde që kritika ndaj Izraelit të mbahet i barazvlefshëm me antisemitizmin”.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se mendon që politikanët në përgjithësi do të jenë efektivë në çështjen e antisemitizmit, Van de Kamp tha se “Politikanët bëjnë vetëm atë që është në interesin e tyre. Kjo është arsyeja pse qëndron pranë armikut në situata të ngjashme me deklaratën e Macronit. Sikur kritikat ndaj Izraelit të ishin antisemitizëm, miliona hebrenj në mbarë botën do të ishin antisemitikë. Ka institucione të krishtera dhe parti politike që në të vërtetë bëjnë edhe hebrenjtë antisemitikë duke bërë të barazvlefshëm kritikimin e Izraelit me anstisemitizmin”.

Van de Kamp ka shpjeguar se antisemitizmi është i njëjtë me kritikat ndaj hebrenjve dhe judaizmit ndërsa kritikat ndaj Izraelit është e njëjtë sikur kritika ndaj çdo vendi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne