Pas një seance të gjatë mbi 7 orë, apeli i GJKKO-së ka shtyrë për të mërkurën në ora 12.30, vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj. Vendimi u shty pasi avokatët mbrojtës do të njihen me provat e reja që kanë sjellë prokurorët e SPAK. Sic raporton gazetarja e News 24, Klodiana Lala, këto prova pritet të rëndojnë pozitën e kryebashkiakut Veliaj, i cili nuk ka folur seancën e së martës, por pritet që nesër (e mërkurë) të jetë i pranishëm dhe të flasë në seancë. Lala thotë se avokatët mbrojtës të Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat. Seanca e sotme nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati deri në 17:30.
Ndërkohë Avokati Altin Goxhaj shprehet kështu në postimin e tij:
Për Veliajn kanë “hy mik” shërbime sekrete (MOSAD Itali), Deep State (ex officials), eurodeputetë, mafiozë, CEO, agjentë, ex-agjentë, pastrues parash, etj. Natyrisht dhe Johnas Rolett por edhe Alex Soros! Nëse Gjykata e mban me “banim” në Durrës, kjo do ishte çudia më e madhe, atij gjykatësi duhet me i ngrit monument
Kriza e vërtetë shkaktohet se SPAK e ka përdor Veliajn në administratën Trump si “kokë sorosi në tepsi” me fitu pikë
Në fakt nëse SPAK do që ta fundosë Veliajn do të mjaftonte 5D, iceneratorët, dhe 99 pisllëqe të tjera.