Kryediplomatët e SHBA-së dhe Kinës diskutuan zhvillimet në Lindjen e Mesme

Kryediplomatët SHBA-së dhe Kinës zhvilluan një bisedë telefonike për të diskutuar mbi luftën në Gaza.

Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, tha se sekretari Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi diskutuan rreth udhëtimit të fundit të Blinkenit në Lindjen e Mesme dhe “përpjekjet diplomatike të Washingtonit në rajon”.

Duke iu referuar luftës në enklavën e rrethuar palestineze të Gazës, ai tha se Blinken përsëriti “imperativin e të gjitha palëve të angazhuara për të parandaluar përhapjen e konfliktit”.

Duke vënë në dukje sulmet e fundit të Houthive kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq, Blinken tha se sulmet e tilla “paraqesin një kërcënim të papranueshëm për sigurinë detare dhe ligjin ndërkombëtar që të gjitha kombet kanë detyrimin ta respektojnë”. Pala kineze nuk ka dhënë ende detaje rreth bisedës telefonike./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne