Kryeministri i ‘majtë’ refuzoi ofertën e huaj për 15 mijë apartamente sociale, që të shiten pallatet e oligarkëve

Sipas ofertës nga kompania Maqedonase-Bullgare, 5000 apartamente do ishin faza e parë e projektit brenda 9 muajve, ndërsa faza e dytë parashikonte 10 mijë apartamente Tiranë e Durrës, me elementë parafabrikate të gatshëm…

Një vit pas mandatit të parë të pushtetit, konkretisht në nëntor 2014, kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria do ndërtonte pallate me 13 mijë apartamente sociale 1+1 e 2+1 brenda vitit 2020, për familjet e pastreha e në nevojë, të cilat do t’i jepte me kreditim për 30 vite pa interes.

Në bashkëveprim me bashkitë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë, Fier, Shkodër, Lushnjë e Lezhë, qeveria dha leje për ndërtimin e 22 mijë apartamenteve sociale, të cilat do t’i blinte nga firmat e ndërtimit nëpërmjet Entit të Banesave, por nuk i bleu dhe ata i shitën me çmimet e tregut.

Që atëherë, qeveria nuk planifikoi fonde në buxhet apo kredi garantore për të strehuar familjet në nevojë, ndërsa 2-3 bashki të mëdha, vepruan me kredi bankare për strehimin dhe kanë dhënë bonuse qiraje ndihmëse, kur u kanë tepruar fondet.

Por informacioni nga Ministria e Financave, ka bërë me dije për “Pamfleti”-n, se në muajin mars 2022, kryeministrit Edi Rama i erdhi ofertë nga një kompani Maqedonase-Bullgare, për të ndërtuar pallate parafabrikat, fillimisht me 5000 mijë apartamente sociale në Tiranë e Durrës.

Sipas ofertës që bëri kompania Maqedone-Bullgare, këto 5000 apartamente sociale, do ishin faza e parë e projektit, dhe do ndërtoheshin brenda 9 muajve nga dita e fillimit të punimeve, me rrjetin e brendshëm elekrik e të ujit, gati për lidhje me rrjetin kryesor.

Ndërsa faza e dytë, parashikonte blloqe pallatesh me 10 mijë apartamente në Tiranë e Durrës, të cilat do përfundonin dhe dorëzoheshin brenda 2 vitesh, me elementë parafabrikate të gatshëm.

Plan-biznesi, i dorëzuar në muajin mars 2022 te ish Ministria e Ekomoni-Financave, kishte parashikaur, që kostoja për 1 apartament 1+1 me sipërfaqe 60 m2 ishte 35 mijë Euro, ndërsa kostoja për 1 apartament 2+1 me sipërfaqe 78 m2 ishte 45 mijë Euro.

Kompania i kërkoi qeverisë, që 30% e vlerës së apartamenteve t’i paguhej ditën e dorëzimit të tyre; 20% e vlerës pas 2 vitesh dhe 50% me kredi garantore e sovrane në një bankat që do përzgjidhte qeveria shqiptare dhe afatin në marrëveshje.

Por kryeministri Edi Rama e refuzoi këtë ofertë, megjithëse ishte me leverdi dhe mundësi për të mbeshtetur familjet e pastreha, të cilat do t’i paguanin apartamentet te Ministria e Ekonomi-Financave, për t’u bërë pronarë pas shlyerjes së rregullt të kësteve mujore.

Qeveria kishte e ka kapacitet financiar, për ta pranuar ofertën e 15 mijë apartamenteve sociale, por Babloku nuk e pranoi, sepse nuk donte të bllokonte shitjen e apartamenteve në pallatet që kanë ndërtuar vetë qeveritarët, miqtë, oligarkët dhe trafikantët e lidhur me të.

Edhe sikur ajo ofertë të bëhet përsëri, Babloku përsëri do ta refuzojë, sespe ai vazhdon e jep leje ndërtimi, për pallate e kulla me mijëra apartamente të ngelura stok, mes tyre pallatet e Pëllumb Salillarit, Bashkim Ulajt, Rrok Gjokës, Gaz Demit, si dhe pallatet te kompleksi “Mangalem 21” të Fatmir Bektashit e Jamarbër Malltezit./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne