Kryeministri izraelit refuzon t‘i japë fund luftës dhe të tërhiqet nga Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka theksuar se refuzon t‘i japë fund luftës që vazhdon prej 8 muajsh dhe të tërhiqet nga Gaza. Në një deklaratë me shkrim nga zyra e kryeministrisë thuhet se Netanyahu i ka dhënë shumë herë kompentenca të gjera delegacionit që kryen bisedime për shpëtimin e pengjeve izraelite në Gaza.

Në deklratë theksohet se lideri i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, kërkon tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza që lufta të përfundojë dhe që Hamasi të mbetet ashtu siç është, por Netanyahu e ka refuzuar këtë. Sipas televizionit shtetëror izraelit KAN, para takimit të Kabinetit të Luftës lidhur me “marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin dhe vazhdimin e luftë në Gaza”, Netanyahu ka deklaruar se është kundër përfundimit të luftës.

Më 25 maj, Izraeli njoftoi se negociatat me Hamasin për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin do të rifillojnë javën e ardhshme, ndërsa Hamasi ka deklaruar se nuk kanë marrë informacion nga ndërmjetësuesit se negociatat do të fillojnë javën e ardhshme.

Netanyahu akuzohet në Izrael dhe opnionin ndërkombëtar se nuk bën marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin për arsye politike./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne