Kryeministri libanez: Sulmet e Izraelit janë “sulme shkatërruese dhe terroriste”

Kryeministri i Libanit, Naxhib Mikati i përshkroi sulmet dhe shkeljet e Izraelit kundër jugut të Libanit si “sulme shkatërruese dhe terroriste” që kërkojnë që komuniteti ndërkombëtar t’i parandalojë ato.

Mikati mori pjesë në aktivitetin e titulluar “Roli dhe pozicioni i Libanit midis shkeljeve izraelite dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, organizuar nga organizata joqeveritare “Dialectics” në Bejrut. Ai tha se vendi i tij është i interesuar të ndalojë gjenocidin e Izraelit kundër palestinezëve. “Thelbi i paqes është që populli palestinez të jetojë në një shtet të lirë dhe të pavarur në tokën e tij. Çdo përpjekje për të parandaluar këtë do të shkaktojë më shumë kriza në Lindjen e Mesme dhe botë”, theksoi Mikati.

Sipas tij, Libani ka pritur qindra mijëra refugjatë palestinezë që nga viti 1948 dhe se komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi humanitare dhe morale ndaj refugjatëve palestinezë. Lidhur me sulmet e Izraelit që synonin fshatrat dhe qytetet në jug të Libanit brenda fushëveprimit të konfliktit të tij me Hezbollahun, Mikati deklaroi se “njerëzit u vranë qëllimisht, qytetet u vunë në shënjestër dhe të korrat atje u dogjën” duke i quajtur këto “sulme shkatërruese dhe terroriste” që duhet parandaluar nga komunitetit ndërkombëtar.

“Edhe pse ngjarjet në jug të Libanit shihen si një jehonë e tragjedisë në Rripin e Gazës, ato në fakt janë rezultat i sulmeve në rritje të Izraelit dhe shkeljeve të sovranitetit kombëtar”, tha kryeministri libanez. Duke theksuar se ekziston shqetësimi se sulmet shkatërruese në Gaza do të përhapen në jug të Libanit dhe prej andej në rajon, Mikati përsëriti thirrjen për ruajtjen e sensit të përbashkët dhe qetësisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne