Kryeparlamentari iranian: Mallrat izraelite po qarkullojnë në tregun tonë

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf bëri thirrje që të bëhet lista e mallrave izraelite në vend dhe qeveria të parandalojë importimin e këtyre mallrave. Siç raporton agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, Ghalibaf në një fjalim para deputetëve tha se Qeveria është përgjegjëse të marrë masa për parandalimin e importimit të këtyre mallrave.

Ai theksoi nenet e kushtetutës iraniane ku bëhet fjalë për “mbështetjen e popullit palestinez në të gjitha aspektet” dhe “qëndrimin kundër qëndrimeve armiqësore të regjimit sionist ndaj paqes dhe sigurisë”.

“Ministria e Punëve të Jashtme duhet të nxjerrë listën e mallrave, aksionarët kryesorë të të cilave janë kompanitë izraelite. Qeveria është përgjegjëse të marrë masa për parandalimin e importimit të këtyre mallrave”, tha Ghalibaf dhe kërkoi nga Komisioni parlamentar për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme të ndjekë nëse ligjet në fjalë po zbatohen ose jo.

Pavarësisht se sipas nenit 123 të Kushtetutës së Iranit, tregtimi i produkteve të kompanive izraelite është i ndaluar, dihet se në vend shiten shumë produkte me origjinë izraelite.

– “SHBA-ja blen ujë të rëndë nga Irani”

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, në një fjalim më 9 dhjetor në kryeqytetin Teheran tha se SHBA-ja blen ujë të rëndë të prodhimit iranian, i cili përdoret në reaktorët bërthamorë.

“SHBA-ja blen ujë të rëndë nga Irani nëpërmjet një ndërmjetësi”, ka thënë Abdollahian./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne