Gjykata rrëzon Belerin, nuk i lejohet dalja nga qelia për t’u betuar

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkoi për të disatën herë leje për të dalë nga qelia dhe për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Por pavarësisht kërkesës, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar këtë kërkesë. Sot jashtë ambienteve të GJKKO u mbajt një protestë, ku mbështes të Belerit dhe të Omonias kërkuan zbatimin e kësaj kërkese.

Kujtojmë se Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, nën akuzën e blerjes së votave. Ai nga qelia e burgut fitoi zgjedhjet në Himarë, por deri më tani nuk ka mundur të betohet./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne