ZARA mbështet genocidin e Izraelit në Palestinë, klientët nisin fushatën e bojkotit

Kompania e veshjeve “ZARA” mbështet genocidin e Izraelit në Palestinë. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga klientët e saj. Ata dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur një fushatë bojkoti kundër kompanisë së veshjeve “ZARA”, si formë kundërshtimi për fushatën e saj pro izraelite dhe genocidit ndaj Palestinës.

Në këtë fushatë, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë akuzuar ZARA-n se po mbështet gjenocidin e palestinezëve dhe kanë kërkuar bojkotimin e saj. Dizajnerja kryesore e veshjeve për femra të Zara-s, Vanessa Perilman, është izraelite.

Në koleksionin e ri të ZARA-s, shfaqet një modele e veshur me stilin e fundit duke ironizuar viktimat e luftës nga genocidi Izraelit në Palestinë. Deri më tani Kompania ZARA nuk ka reaguar dhe as ka sqaruar nëse akuzat kanë baza, por ka fshirë fushatën nga rrjetet sociale.

Klientët e ZARA kanë njoftuar se po e bojokotojnë firmën e njohur masivisht ndërsa pro-izraelitët e kanë mbështetur!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne