KTHIM te Dosjet e Gadafit

Nga Alfred Cako
Ndërsa SHBA-të përgatiten të pushtojnë Venezuelën, qytetarët e botës duhet të kujtojnë se imperializmi amerikan është i rrënjosur në plaçkitjen e kombeve të pavarura që i rezistojnë perandorisë, siç e pamë me pushtimin e Libisë nga NATO dhe vrasjen e Kolonel Muamar Gadafit.
Në dhjetor 2015, Departamenti i Shtetit i SHBA-së publikoi mijëra email-e private të Hillary Clinton.
Brenda ishte varrosur një memo nga këshilltari i saj Sidney Blumenthal (2 prill 2011) – që zbulonte atë që inteligjenca franceze kishte zbuluar pak para luftës së NATO-s në Libi:
“Qeveria e Gadafit mban më shumë se 143 ton ar… që synojnë të përdoren për të krijuar një monedhë pan-afrikane bazuar në dinarin e artë libian – një alternativë ndaj frangës franceze CFA.”
E njëjta memo deklaroi se ky plan ishte një nga arsyet kryesore pse Franca udhëhoqi sulmin ndaj Libisë – jo “ndërhyrje humanitare”, por kontroll mbi naftën, paratë dhe pavarësinë afrikane.
Emaili renditte motivet e Francës:
1️⃣ Të sekuestrojë një pjesë më të madhe të naftës së Libisë.
2️⃣ Të përforcojë dominimin francez në Afrikën e Veriut.
3️⃣ Të ndalojë Gaddafin të bashkojë Afrikën nën një monedhë të vetme.
Shkatërrimi i Libisë nuk ishte vetëm ndryshim regjimi – kishte të bënte me shtypjen e një ëndrre për sovranitet afrikan.
Pra Gadafi kishte 143 ton ar. Ndërsa Shqipërisë më 1946 i ëashtë marrë nga Britanikët mbi dyfishin e kësaj sasie, nga 280-320 ton ar, sipas ekspertëve dhe fakteve!!! Këtë sasi e grabiti Enver Hoxha për Britanikët që morrën pjesën e luanit, pra afro 220 Ton ar (si kontributorët gjoja kryesorë me ndihma në çlirimin e Shqipërisë me rreth 1,3 ton ar) dhe rreth 80 ton i morri Stalini e Tito. Çështja shtrrohet: pse ka pasur kaq shumë ar Shqipëria politike e vogël e asaj kohe me 800 mijë banorë në atë kohë?! Sepse shqiptarët kanë qenë ndoshta etnia më përfituese e perandorisë 500 vjeçare osmane qoftë në postet ku kontrollohej korrupsioni, qoftë në ushtri (sidomos jeniçerët) qoftë dhe si tregtarë të shkathët që kanë qenë shqiptarët. Me këtë kusht të City of London dhe bankierëve të Londrës që Enver Hoxhës ja kërkoi gjenerali Davis që erdhi pranë tij në dimrin e viteve 1943-1944, Enver Hoxha siguroi pushtetin 45 vjeçar i patrazuar nga perëndimi. Sot psh, Argjentina ka vetëm 63 Ton ar!!!
Që ta kuptojmë sa shumë na kanë vjedhur britanikët ose perëndimi, ndërsa lindja na pasuroi./Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne