KTHIMI I ISH PRESIDENTES VJOSA OSMANI NË LDK, DO ISHTE I NATYRSHËM DHE ME INTERES SHTETËROR PËR KOSOVËN !

Rexhep ELEZAJ

Ish presidentja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, pas luftës ka qenë ndër figurat më të dalluara në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), por edhe në jetën politike, duke e filluar karrierën politike si shefe e stafit të ish presidentit Fatmir Sejdiu në vitin 2009, nga i cili post do të ngritët gjithnjë e më lartë, si brenda partisë, ashtu dhe në poste shtetërore, duke u bërë në katër mandate deputete në Kuvendin e Kosovës, derisa me 3 shkurt 2020 do zgjidhet kryetare e parë grua e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa pas 5 nëntorit 2020 deri me 22 mars 2021 e ka ushtruar detyrën e presidentit pas dorëheqjes Hashim Thaçit.

Fakultetin e drejtësisë e ka të kryer në UP, ndërsa studimet për doktoraturë i ka mbaruar në Universitetin e Pittsburgut në Pensilvani, ShBA, për t’u ngjitur shpejtë në pozita të larta partiake dhe shtetërore, duke fituar kështu përvojë dhe autoritet brenda partisë së vetë, e cila në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019 do ta kandidonte për kryeministre të Kosovës, por për shkak të koalicionit të LDK-së me LVV-je, ajo nuk do zgjidhet në atë post, veçse kryetare e Kuvendit.

Meqë, në ndërkohë koalicioni në fjalë do prishet pas tre muajve, dhe ku për shkak të mospajtimeve të brendshme që kishte me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, ajo do dëbohet nga partia e vetë, për të bërë marrëveshje me kryetarin e LVV-je, me të cilin do garojë bashkë në të njëjtën Listë, si kandidate për presidente, post të cilin ajo do ta merr me 4 prill 2021, kur edhe do zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës, post të cilin do e ushtron deri më 4 prill 2026.

Këto ishin ca shënime të shkurta nga biografia e saj politike, me qëllim për ta kuptuar rrugëtimin e saj politik, si njëra ndër gratë shqiptare më të suksesshme në skenën politike në Kosovë nga gjenerata e politikanëve të rinj pas çlirimit, falë, para së gjithash, shkollimit të saj të lartë akademik, doktoreshë në marrëdhëniet ndërkombëtare, njohëse brilante e gjuhës angleze, punës dhe angazhimit të saj intensiv në partinë e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, vizion të cilin Vjosa e kishte përqafuar si orientim dhe përcaktim politik në jetën e saj plotë vrull dhe dinamikë, për të ecur drejt shtigjeve të panjohura, por e sigurt në fitore, si dhe këmbëngulëse në sendërtimin e karrierës së saj politike, e përkushtuar fuqishëm ndaj idealeve të lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës.

Prandaj, duke marrë parasysh gjithë punën dhe përvojën e saj të gjatë në politikë, si dhe institucione shtetërore të Kosovës, e po ashtu, edhe talentin dhe aftësitë profesionale në çështjet juridike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, pjesëmarrjen dhe prezantimin dinjitoz të shtetit të Kosovës nëpër tubime dhe konferenca ndërkombëtare në Evropë, në Lindjen e Mesme, SHBA, Kanadë e deri në Amerikën Latine dhe Azinë e largët, me pjesëmarrjen e saj në forume dhe tryeza të shumta për siguri, reforma ekonomike dhe mbrojtje te të drejtave të grave në botë, etj., ku paraqitja e saj me ligjërata dhe bashkëbisedim sy më sy me studentë evropianë, politikanë dhe analistë botërorë të gjeopolitikës, dhe, paraqitja e saj e fuqishme në KS të OKB-së në nivel të lartë diplomatik, duke folur me fakte për pavarësinë dhe gjenocidin serb në Kosovë, më së paku, presidenten Vjosa Osmanin, Kuvendi i Republikës së Kosovës, do duhej ta dekoronte me Mirënjohje të lartë shtetërore për gjithë kontributin e saj politik, diplomatik dhe kombëtar në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe afirmimit të Kosovës në arenën dhe qarqet ndërkombëtare.

Prandaj, krerët aktualë të LDK-së do duhej që ish presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, qysh sot t’ia hapnin të gjitha dyert e partisë, që ajo të kthehet në folenë e shtëpisë së vetë, kthimi i të cilës do të ishte nderë dhe vlerë e madhe, jo vetëm për partinë, por dhe për interesat jetike të popullit shqiptar të Kosovës./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne