Kufiri detar/ Meta i kërkon “llogari” Ramës: Na informo mbi bisedën me Mitsotakis

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar informacion zyrtar kryeministrit Edi Ramë, lidhur me çështjen e kufirit detar, pas deklaratave të Greqisë se do të zgjerohet me 12 milje në detin shqiptar.

Burime për “News24” dhe “BalkanWeb” bëjnë me dije se presidenti kërkon informacion mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare mbi këtë çështje, që ka ngjallur mjaft debat.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit kërkon të dijë edhe çfarë ka diskutuar kryeministri Rama me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne