Kujtim Gjuzi dhe zarat I tij tradhëtojnë nismën për të demokratizuar parlamentin

Bie nisma e grupit të deputetëve të opozitës parlamentare që kërkonin ndryshime kushtetuese për ndryshimin e sistemit zgjedhor, pra lista të hapura, vendosjen e pragut 5% për hyrjen në parlament dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Pesë deputetë të opozitës parlamentare,  Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Krenar Rryçi, Vasil Steriovski dhe Zef Shtjefni deklaruan sot se heqin dorë nga firma që kanë vendosur në kërkesën për ndryshimet kushtetuese. Deputetët kundërshtojnë pragun 5% për partitë e vogla për hyrjen në parlament dhe mbi të gjitha ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Për këtë arsye ata zhvilluan sot një takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Pesë deputetët i paraqitën kryetarit të Kuvendit kërkesat e tyre për përfshirjen në reformën zgjedhore të sistemit proporcional kombëtar, listave të hapura, heqjen e pragut elektoral, votimin e emigrantëve, identifikimin biometrik të votuesve, ndalimin e financimit të partive në fushatat zgjedhore nga buxheti i shtetit etj.

Zyra e shtypit të Kuvendit, njofton se Gramoz Ruçi “i garantoi deputetët opozitarë se propozimet për nismat ligjore t’i formulojnë e t’i paraqesin dhe ato do të diskutohen në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në komisionet e Kuvendit dhe në seancë plenare. Procedurat parlamentare që do të ndiqen nuk do të cënojnë aspak, por do të respektojnë plotësisht të drejtën e secilit deputet për të propozuar, diskutuar, shqyrtuar, votuar ose kundërshtuar nismat ligjore që paraqiten në Kuvend” mbyllet njoftimi.

Por si është historia e amendamenteve? Fillimisht ishin 29 deputetë që firmosën, por tre hoqën dorë, Artur Roshi, Besnik Troplini dhe Kostaq Papa me argumentin se kërkesat për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe pragun 5% janë futur pa dijeninë e tyre dhe se i qëndrojnë vetëm listave të hapura. Por për të shpëtuar nismën mendoi PS-ja.

Reme Lala nga grupi i PS-së, Elena Xhina dhe Lefter Koka firmosën këtë nismë duke e mbajtur në këmbë, pasi e çuan sërish numrin e firmave në 29, por vetëm për pak ditë, pasi me tërheqjen e 5 firmave sot, numri i deputetëve në listë shkon në 24 duke e rrëzuar. Që kërkesa për ndryshime kushtetuese të jetë e vlefshme duhet të ketë 27 firma.

Kërkesat e 11 deputetëve të opozitës
Lista të hapura
Sistem proporcional i pastër kombëtar
Vota e emigrantëve
Depolizitim i administratës zgjedhore
Numërim elektronik
Jo kushte për koalicione (pra mos ndalohen koalicionet parazgjedhore)
Pragu elektoral të jetë sa më i ulët 1 ose 2%
Financimi i partive të mos bëhet nga shteti

/Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne