Kukësi, Qarku i parë ku mbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave brenda dhe jashtë vendit.

Kukësi është qarku i parë që ka mbyllur të gjithë procesin e numërimit të votave brenda dhe jashtë vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se deri më tani vetëm Kukësi e ka mbyllur këtë proces, ndërsa vazhdon numërimi i votave preferenciale të diasporës për kandidatët në disa qarqet e tjera të vendit.

Në këtë qark, Partia Demokratike ka fituar 2 mandate deputeti, Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj, ndërsa PS-ja vetëm një mandat, me Eduart Shalsin.

Reagimi i KQZ:

VOTIMI NGA JASHTË!

Ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:

1. Kukës

2. Durrës

3. Tiranë

4. Shkodër

5. Dibër

6. Lezhë

Vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:

1. Korçë

2. Gjirokastër

3. Vlorë

4. Elbasan

5. Berat

Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë ‘të hapur’) në qarqet:

1. Durrës

2. Tiranë

3. Shkodër

4. Fier

5. Lezhë

6. Dibër

Në qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë ‘të hapur’)./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne