Kuksianët në protestë kundër taksave në rrugën e Kombit, ja çfarë do ndodhë të shtunën

Taksa e rrugës së Kombit ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha qytetare, veçanërisht për tarifën e saj tejet të lartë. Për këtë arsye banorët e Kukësit kanë paralajmëruar një protestë në tunelin e Kalimashit kundër taksimit të kësaj rruge kyçe.

“Të shtunën me datë 31.03.2018, ora 11:30 te tuneli i Kalimashit do të organizohet një protestë qytetare pa ndikime partiake, për t’i thënë ndal taksimit të padrejtë të Rrugës së Kombit. Kjo taksë dëmton të gjithë shqiptarët kuksianë dhe të Dardanisë”, shkruajnë organizatorët në njoftim

Mesditën e së dielës nisi testimi i taksimit për të gjitha automjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit. Specialistët e firmës koncesionare janë parë duke testuar aparaturat e TOLL-it, por drejtuesve të automjeteve u është dhënë një faturë me 0 lekë, por kjo nuk do të zgjasë gjatë. Maksimumi deri javën e ardhshme sepse më pas vendoset se kur do të aplikohen tarifat të cilat janë konsideruar si më të shtrenjtat në Europë.

TAKSA E “RRUGËS SË KOMBIT”

Klasa 1/ Motorët – 2.5 Euro
Klasa 2/ Veturat – 5 Euro
Klasa 3/ Autobus & kamionçina – 11.2 Euro
Klasa 4/ Kamion i mesëm – 16.2 Euro
Klasa 5/ Kamion i rëndë – 22.5 Euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve thotë se të ardhurat do të shërbejnë për mirëmbajtjen e këtij aksi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne