Takim i radhës së anëtarëve të bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi

Para pak ditëve u organizua mbledhja e radhës së anëtarëve të bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi. Kësaj here mbledhja u organizua në ambientet e institutit “Yunus Emre”, Tiranë, ku i pranishëm ishte Ambasadori i Republikës së Turqisë njëkohësisht edhe Kryetar Nderi i Dhomës, M. Ahmet Yöruk si dhe drejtori i institutit turk, “Yunus Emre” Ömer Demirbaş.

Pas mbledhjes, u organizua një koktail me anëtaret e Dhomës, ku kompanitë bënë një prezantim të shkurtër rreth aktiviteteve të tyre. Ambasadori M. Ahmet Yörük falënderoi kompanitë pjesëmarrëse dhe theksoi se ATTSO do të kontribuojë akoma më shumë në rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe mike midis dy vendeve Shqipëri-Turqi. Ai u shpreh se shuma e gjithë investimeve të biznesit turk këtu në Shqipëri, përfshirë edhe atë në infrastrukturë është aktualisht rreth 2.7 miliardë dollarë, por ne kërkojmë që këto investime të rriten në numra dyshifrorë. Gjithashtu shtoi se Dhoma duhet të kthehet në një qendër tërheqëse për të gjitha kompanitë pasi kjo do të ndikonte në krijimin e një sinergjie koordinuese dhe bashkëpunuese midis anëtarëve të saj.

Ndërkohë, kryetari i ATTSO, Seyhan Pencapligil u ndal tek roli i Dhomës dhe u shpreh se Dhoma do të vazhdojë të qëndroj një institucion në mbështetje të interesave të anëtarëve dhe bashkëpunimi midis tyre do të ndihmonte në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë. Ai gjeti rastin të falënderonte të gjitha kompanitë anëtare, veçanërisht ato shqiptare për kontributin që i kanë dhënë Dhomës.

Nga ana tjetër, drejtori i institutit “Yunus Emre” në Tiranë Demirbas, njohu të pranishmit me aktivitetet që instituti turk organizon në lidhje me gjuhën, kulturën, artin dhe historinë turke, dhe i ftoi ata të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme që do të zhvillohen nga ky institucion./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne