KUNDËRSHTOI TEZËN SE VLORA KA QENE 90% HEBREJE, SHKARKOHET MYFTIU I VLORES

Ekskluzivisht nga oborri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, është hequr nga lista e personave të përshtatshëm pasi guxoi të prekte me shifra historike mitin mbi Vlorën e vitit 1492. Gjithçka nisi pasi Hoxhllaku i dha një përgjigje publike mjekes çifute me origjinë vlonjate, Ana Kohen, e cila kishte nxjerrë tezën se Vlora ishte 90% çifute dhe vetëm 10% shqiptare. Me regjistrat osmane Tahrir në dorë, ku në vitin 1506 përmenden 665 familje të krishtera dhe 97 familje çifute, Imami guxoi të çmaskonte përrallat statistikore përpara xhamisë.

Por shifrat historike ishin vetëm shkëndija. Burime nga xhemati thonë se kjo ishte fatura e një llogarie të vjetër me kreun e KMSH-së, Bujar Spahiun. Hoxhllaku kishte dënuar hapur gjenocidin në Palestinë dhe gjatë një iftari i kishte thënë kreut të KMSH-së të vërtetën e hidhur për heshtjen e tyre institucionale. Për ta mbështjellë masën ndëshkimore me letër celofani, nënkryetari Lauren Luli deklaroi se i ashtuquajturi myfti nuk kishte kohën e duhur të punës në Vlorë, dhe përpara xhamisë pranoi se ai ishte hequr parakohe dhe me qëllim.

Burime nga xhemati e lidhin shkarkimin gjithashtu me presionet nga qeveria Rama dhe kërkesat e ambasadës izraelite, mbështetjen e protestave nga Hoxhllaku dhe fjalimet e tij në mbrojtje të Palestinës. Sipas tyre, kjo pason një fushatë kundër imamëve, ku kryeministri Rama dhe ministra si Taulant Balla kanë zgjedhur gjuhën e sulmit direkt, gjë që kulmoi me shpalljen “non grata” të Imam Bekir Halimit.

Në vend të Hoxhllakut, në krye të Myftinisë së Vlorës u ul Kliton Malaj, një besnik i linjës gyleniste brenda KMSH-së dhe Lauren Lulit, i cili dikur ka shërbyer si truprojë në përplasjet te xhamia “Dine Hoxha”. Malaj ka udhëhequr shërbimet funerale të Myftinisë së Tiranës, ndërsa bashkëshortja e tij është recruituar në medresenë e kryeqytetit.

Tani, sipas burimeve, misioni i Malajt në Vlorë është i qartë: të disiplinojë (nënshtrojë) qytetin, të mos mbështesë protestat, të mos përmendë Palestinën dhe të shmangë përballjen me besimtarët. Në KMSH, siç duket, nuk ndëshkohet mungesa e punës, por prania e ndërgjegjes./JOQ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne