Nga Petro Prodani
Grimca historike
Gjuhet e qe flisnin dhe shkruanin korcaret e nje shekulli me pare.
Duke u ‘endur’ ne Internet ‘zbulova’ faqen fototeka.al
Pavaresisht vjedhjes se prones intelektuale, deformimeve dhe pasaktesive historike, ne faqen ne fjale shfaqen disa materiale interesante.
Po vecoj kete foto te nxjerre ne Korce ne vitin 1909: https://www.fototeka.al/author/2/gallery/127
Ne prapaskene duket nje banderole e shkrojtur me gabime drejtshkrimore. Mesazhi eshte kater gjuhesor dhe renditet me poshte:
1-Otomanisht – Shkrimi eshte fare i paqarte
2-Greqisht – Ζήτω το Σύνταγμα, qe ne shqip do te thote: Rrofte Kushtetuta
3-Rumanisht – Trăiască Libertatea, qe ne shqip do te thote: Rrofte Liria
4-Shqip – Rofte Liria
Nuk do shume perpjekje per te kuptuar se keto ishin gjuhet qe ishin ne perdorim ne Korcen e atyre viteve. Do te shtoja se ne banderole mungon gjuha bullgare qe gjithashtu perdorej ne qytet dhe zonat perreth …
Banda muzikore e treguar ne link po festonte miratimin e Kushtetutes Otomane te vitit 1908. Ne mesin e popullatave ballkanike dokumenti i aprovuar nga Turqit e Rinj kishte ngjallur shpresa per barazi dhe drejtesi. Te krishteret e kishin pritur me entuziazem te madh, prandaj kishin mare dhe sazet …
Ne kete pike, diskutimet dhe debatet mund te jene nga me te ndryshmet dhe me te nxehtat.
Dy fjale mbi autorin e fotos dhe ‘Korrektimin politik’ te mbiemrit te tij.
Emri i tij i plote ishte Kristo Panajot Sulidis. Ai nenshkruante si Ch. P. Soulidis.
Heqja e ‘s’-se dhe kthimi i mbiemrit ne Sulidhi nuk e ben ate me patriot, apo me shqiptar. Dhe ne fakt, Kristoja, edhe pse kishte jetuar dhe ishte edukuar ne Greqi, nuk ishte ndonje pro-grek.
Bile, ai mund te konsiderohej anti-grek.
Duke e mbyllur, Kristoja, me ‘s’ apo pa ‘s’ ne fund te mbiemrit te tij, ka lene disa foto shume te vecanta dhe te rendesishme per historine e Korces dhe Shqiperise./gazetaimpakt


















