Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është nën hetim nga SPAK-u për katër akuza penale, përtej detyrës së kryetarit të bashkisë, është edhe një përfitues nga taksat e qytetarëve. Kreu i drejtorëve të organizatës kriminale “5D”, merr jo vetëm rrogën si kryetar bashkie për detyrën që mban, por dhe dhjetëra apo qindra miliona lekë të tjera në total për të ardhurat e tij që vijnë jo vetëm nga paga, por edhe nga shpërblimet dhe përfitime të tjera.
Sipas të dhënave zyrtare që CNA ka siguruar, të cilat ne i kemi nxjerrë nga deklarimet e kryebashkiakut Erion Veliaj në ILDKPI, rezulton se vetëm në pesë vitet e fundit, Erion Veliaj të ketë siguruar mbi 110 milionë lekë të ardhura, nga të cilat rreth 70 milionë janë nga viti 2020 deri në vitin 2023 dhe një shumë tjetër që është afërsisht nga pagat e vitit 2024, rreth 25 milionë lekë të vjetër.
Nga shpërblimet po në të njëjtin vit një shumë afërsisht sa ajo e vitit 2023, rreth 17 milionë lekë që shton të ardhurat në vetëm një vit me rreth 40 milionë lekë për kryebashkiakun e Tiranës dhe në pesë vite ai të jetë përfitues i mbi 110 milionë lekëve, këto vetëm nga pagat dhe shpërblimet. Më poshtë po i sjellim të detajuara. Nuk po raportojmë përfitime të tjera monetare, por vetëm çfarë ka deklaruar Erion Veliaj si të ardhura në ILDKPI nga pagat, shpërblimet etj… Nuk po rendisim shpenzimet qindra miliona lekë të tjera për bileta avioni, hotele, etj., të cilat paguhen nga Bashkia e Tiranës.
Sipas të dhënave zyrtare, të ardhura nga paga neto deri në vitin 2020 janë afërsisht për atë vit ekskluzivisht rreth 15 milionë lekë të vjetër, ekzaktësisht një 1.458.700.10 lekë të rinj.
Por, ajo që bie në sy në deklaratat e pasurive të Erion Veliajt është se nga viti 2021 e në vazhdim, përveç të ardhurave nga paga, Erioni deklaron shuma të mëdha të ardhurash nga shpërblimet. Fillojnë e vazhdojnë vit pas viti.
Në vitin 2021 ai deklaron 7.5 milionë të ardhura nga shpërblimet dhe rroga 15 milionë të tjera.
Në vitin 2022, ai deklaron se të ardhurat nga shpërblimet janë afërsisht rreth 17 milionë lekë. Janë më shumë sesa të ardhurat nga paga që janë diku rreth 16 milionë lekë.
Në vitin 2023, Erion Veliaj shton edhe të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe të ardhura nga shpërblimet që sërish shkojnë rreth 17 milionë lekë dhe të ardhurat nga paga në vitin 2023 shkojnë rreth 24 milionë lekë të vjetër. Vetëm në vitin 2023 Veliaj ka të ardhura zyrtare 41 milionë lekë.
Në total, shpërblime Erion Veliaj për vitet 2021, 2022, 2023 i ka rreth 33 milionë lekë. Pra, në tri vite vetëm, nuk përfshihet në të dhënat tona deklarimi i vitit 2024 që është afërsisht sa ajo e vitit 2023.
Nga pagat Erion Veliaj deklaron se në vitin 2021 ka marrë rreth 15 milionë, në vitin 2022 rreth 16 milionë dhe në vitin 2023 me rritjen e pagave që u bënë nga qeveria dhe me miratimet që ka bërë në Këshillin Bashkiak, të ardhura nga paga për Erion Veliajn janë rreth 24 milionë lekë për një vit. Ndërkohë që kaq janë edhe të ardhurat për vitin 2024.
Pra, të ardhurat nga rroga si kryebashkiak në vitin 2024 janë të njëjta me nivelin e pagës së vitit 2023 dhe po t’i mbledhim në total, Erion Veliaj ka marrë në tri vite shpërblime rreth 33 milionë dhe totali i të ardhurave nga pagat për rreth katër vite, Erion Veliajt i shkon rreth 70 milionë.
Në total sipas të dhënave nga viti 2020 deri në vitin 2023, Erion Veliaj ka përfituar mbi 100 milionë lekë nga taksat e qytetarëve. Këtu nuk përfshihet deklarata e vitit 2024, e cila minimalisht i shton në llogari rreth 40 milionë lekë të tjera kryebashkiakut Erion Veliaj.
Erion Veliaj, qindra miliona lekë nga shpërblimet dhe pagat
Prej pesë vitesh qytetarët e Tiranës mbajnë në detyrë dhe paguajnë kreun e organizatës “5D”, jo vetëm për drejtorët e tij hajdutë, por dhe qindra miliona lekë të tjera që i merr si paga dhe ajo që është më e çuditshmja janë disa dhjetëra miliona lekë që fillojnë pas vitit 2021 të hyjnë si të ardhura nga shpërblime.
Në krye të organizatës së dosjes “5D” në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj si kryetar paguhet nga taksat e qytetarëve qindra miliona si drejtues dhe bashkëpunëtor jetëgjatë me hajdutët që i gradonte drejtorë drejtori më drejtori. /CNA