Kurti flet për pesëshen e BE-së që nuk e njohin Kosovën: Kemi bërë përparime diplomatike, Greqia është më afër…

Nga pesë shtetet e BE-së, Greqia është më afër njohjes së Kosovës si shtet. Kështu ka thënë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste.

Edhe pse janë 27 shtete në Bashkimin Evropian që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, janë 5 shtete që nuk e njohin. Këto përfshijnë Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë.
Kurti në këtë intervistë është shprehur optimist se vendi i tij përfundimisht do të arrijë të bindë mosnjohësit.

Ai theksoi se Kosova në vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me shtetet që nuk e njohin, në veçanti me Greqinë, e cila është afër njohjes së Kosovës.

“Dëshira e Kosovës për të hyrë në BE nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se vendi do të donte të kontribuonte në BE, që është projekti më i rëndësishëm politik për paqen që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Kurti

Ai tha gjithashtu se Kosova, duke pasur parasysh kostot e saj të ulëta të funksionimit për sa i përket marrjes me qira të lokaleve dhe fuqisë punëtore, mund të jetë një destinacion ideal për investitorët e huaj.

Ai trajtoi gjithashtu temën e njohjes dixhitale dhe përhapjen e dezinformatave në të gjithë Evropën./BW

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne