Kurti thirret nga Prokuroria Speciale, Kusari-Lila: Ndërhyrje në procesin zgjedhor

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila foli në lidhje me thirrjen që i ka bërë Prokuroria Speciale kryeministrit Albin Kurti. Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se në çdo vend demokratik kjo konsiderohet si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë aq më tepër në momentin kur ndërmerret ky akt që korrespondon vetëm një ditë para dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë. “Ajo çfarë ndodhi dje përkundrejt që është e pazakontë nuk ishte befasi për mënyrën si është pozicionuar apo si vepron Prokuroria Speciale në Kosovë. Nuk e di në ndonjë vend demokratik që do të mund të prezantohej ndryshe përveç se ndërhyrje e drejtpërdrejtë e drejtësisë në procesin zgjedhor i cili pritet të ndodhë, për më tepër në një ditë si e djeshmja ku zyrtarisht ishte afati i fundit për dorëzimin e listave të partive politike për zgjedhjet e rradhës që për herë të parë në Kosovën si shtet i Pavarur janë zgjedhje të rregullta”, tha Mimoza Kusari-Lila.

Ajo tha se kjo i dukej si një tendencës e drejtpërdrejtë për të dhënë një mesazh apo treguar që Prokuroria Speciale në një mënyrë ose tjetër, me dashje apo padashje po më shumë me këtë të dytën dëshiron të ketë impaktin e saj në procesin zgjedhor. “Duket sikur drejtëpërdrejtë Prokuroria Speciale kërkon që të dëmtojë pozitën apo Lëvizjen Vetëvendosje. Sa i përket çështjes për të cilën është thirrur Kurti në Prokurorinë Speciale kemi një vendim të Gjykatës Supreme e cila i ka rekomanduar prokurorisë që me materialet te cilat i ka depozituar nuk ka bazë për vazhdim të hetimit që do të thotë që janë dy gjykata që kanë dhënë vendim për të njetën lëndë. Këtu përveçëse tendencë për një farë njollosje nuk ka asnjë synim tjetër qoftë për ta zbardhur si ngjarje apo për të parë keqëpërdorimet që mund të jenë bërë”, tha Kusari-Lila. Mimoza Kusari-Lila u shpreh se përkundër dëshirës së të gjithëve në Kosovë që duan një sistem të drejtësisë tërësisht të pavarur nga mekanizmat të cilët kanë mbetur nga ish-pushtetet do të duhet dhe pak kohë sipas saj për të arritur te një pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë në veçanti të Prokurorisë Speciale./EuroNewsAlbania

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne