Kush e fshehu thikën me të cilën 14-vjeçari vrau Martin Canin? Misteri që rrethon ngjarjen e rëndë

Grupi hetimor nuk ka mundur ende të gjejë thikën me të cilën 14-vjeçari Mario Perlleshaj, qëlloi dhe vrau bashkëmoshatarin Martin Cani pasditen e të hënës. Edhe pse adoleshenti e reklamoi me trimëri në rrjete sociale pas ngjarjes, hetuesit nuk kanë arritur ta gjejnë mjetin prerës që u përdor për të kryer vrasjen. Më herët, adoleshenti deklaroi se thikën nuk e kishte me vetë gjatë kohës që ishte në shkollë, por e kishte fshehur dikur afër godinës.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizike mes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë. Autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga një shkollë tjetër, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos. Gjatë përplasjes mbeti i plagosur edhe shoku i viktimës, Luiz Meçja, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress