Kush kritikon drejtuesit e MEK-ut, perballet me dhune, fyerje dhe vdekje

Ali Huseini

Moxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), te njohur kryesisht si MKO (Organizata e Mojehedin-e Khalq), ishte një grup paraushtarak i themeluar në vitin 1965 në Iran. Pas përmbysjes së Mohammadreza Pahlavit dhe fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979, ky grup, duke pretenduar se ishte faktori kryesor në arritjen e Revolucionit Islamik, filloi të ngjallte armiqësi ndaj qeverisë së re islamike të Iranit. Në vitin 1981, MEK-u shpalli revoltë të armatosur kundër Republikës Islamike të Iranit. Duke kryer operacione terroriste në përmasa të mëdha dhe të vogla, grupi shkaktoi më shumë se 17,000 iranianë te vdekur. Dy operacionet më të rëndësishme të MEK-ut ishin bombardimi i zyrës së kryeministrit dhe selisë së Partisë së Republikës Islamike (IRP) të Iranit, që shkaktoi dëshmor presidentin, kryeministrin, kreun e Gjykatës Supreme të Republikës Islamike të Iranit, dhe më shumë se shtatëdhjetë zyrtarë kryesorë të Iranit. Pas arratisjes nga Irani, muxhahedinet u zhvendos në Irak dhe Saddam Hussein, diktatori i Irakut, e mirëpriti organizaten ne vend. MEK-u nga aty mori armët kundër vendit të tyre dhe morën pjesë në dy operacione kundër Republikës Islamike të Iranit. Pas pranimit të paqes nga Irani dhe Iraku, organizata muxhahedine, me mbështetjen e Sadam Huseinit, sulmon Iranin me idenë për të pushtuar Teheranin brenda pak ditësh.

Kjo organizatë tani e konsideron veten mbrojtese të të drejtave të njeriut dhe sin je alternativë ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe po bën çmos për të goditur Republikën Islamike të Iranit. Pas rreth 25 vitesh prani në Irak, kjo organizatë u dëbua nga ky vend në fund të sundimit të Sadam Huseinit mbi Irakun dhe u vendos në Shqipëri me mbështetjen financiare të disa vendeve arabe dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të amerikanëve. Një nga çështjet më të rëndësishme që drejtuesit e organizatës muxhahedine i kushtonin gjithmonë vëmendje të veçantë eshte mënyra se si organizata përballet me kritikët e saj.
Anëtarët e organizatës muxhahedine gjatë gjithë jetës së tyre kanë reaguar ashpër ndaj kundërshtarëve dhe kritikëve të tyre dhe gjatë rrugës kanë poshtëruar, torturuar psikologjikisht, burgosur, vrarë dhe eliminuar fizikisht kundershtaret. Një shembull i këtyre kundërshtimeve që kanë çuar në vrasjen e anëtarëve mund të shihet në pastrimin (vrasjen) e Majid Sharif Vaghefit dhe Mustafa Samadiyeh Labbafit, të cilët kundërshtuan ndryshimin e ideologjisë së organizatës nga islamiste në marksiste.

Në përgjithësi, mund të vërejmë një lloj vështrimi të dhunshëm ndaj kritikëve dhe kundërshtarëve në mendimet e drejtuesve të organizatës, si në fillimet e krijimit të saj, ashtu edhe më vonë në organizimet që vazhduan Masoud dhe Maryam Rajavin. Që në fillim të veprimtarisë së organizatës, në organizatë u krijua një koncept i quajtur “tjetri”, i cili tregonte mënyrën se si anëtarët e organizatës i shikonin kundërshtarët.

Sipas Organizatës së Muxhahedinëve, çdo person që nuk mendonte si ata konsiderohej “tjetër”; gjithashtu, anëtarët e organizatës ishin të detyruar t’u bindeshin urdherave pa diskutim dhe nëse kritikonin metodat e organizatës, do të bojkotoheshin si ndëshkim. Sipas raportimeve të aktivistëve politikë si Ezzat Shahi, zyrtarët e organizatës në burg kanë bojkotuar menjëherë kritikun dhe nuk kanë lejuar asnjë nga anëtarët të komunikojnë me atë burrë apo grua. Organizata i bëri presion individeve deri në atë masë saqë ata detyroheshin qe te shprehnin pendim dhe keqardhje, ose nëse nuk kishte durim, mund t’i drejtoheshin SAVAK-ut (sigurimi dhe inteligjenca e Iranit në kohën e mbreterise) dhe me pas MEK-u i diskreditonte disidentet si bashkepunetore te sigurimit.

Përpjekja për të vrarë kritikët e jashtëm ishte një tjetër masë që Organizates Muxhahedine. Vahid Afrakhteh, një nga anëtarët e organizatës, tregon ne tre deshmi te tij sesi Taghi Shahrami, një nga drejtuesit e organizatës, ka kërkuar seriozisht të vrasë dhe eliminojë fizikisht Dr.Beheshtin, kreun e Gjykatës së Lartë Islamike te Republikes ne Iran. Në monografinë e tij të parë, ai përmendi Taghi Shahram, i cili ishte shumë antifetar dhe plani për të vrarë fshehurazi Beheshtin ishte ideja e tij. Afarakhte thotë se në mendjen e Shahramit ekzistonte frika e polarizimit të njerëzve si doktor Beheshti. Shahrami ka thënë për doktor Beheshtin “Duhet të kesh frikë prej tij; Një person që është inteligjent bashkohet lehte me kundërshtarët tanë. E vetmja zgjidhje është ta vrasim atë. Megjithatë, ne duhet ta bëjmë punën në atë mënyrë që të leme asnje gjurme”.

Agresiviteti i MEK-ut ne dhunen kunder kundershtareve ka perparuar edhe me tej ne garnizonin e Ashrafit, ku MEK-u ka krijuar një strukturë që nuk lejon asnjë kritikë apo kundërshtim nga anëtarët. Ata kane trajtuan dhunshem këdo që nuk pajtohej me pikëpamjet dhe opinionet e tyre, duke përfshirë burgosjen, torturën, madje edhe eleminimin fizik. Duke analizuar sjelljen e organizates, mund te shihet qarte sesi anëtarët e MEK-ut vazhdojne te përballen me sulme, përjashtim dhe bojkot.

MEK-u perdor metoda të ndryshme shtrënguese dhe presione psikologjike e fyerje, ndaj disidenteve. Ky veprim eshte pare rendom ne mesin e muxhahedineve ne vitet e fundit. Ajo që mund të shihet në këtë organizatë në vitet e kaluara por edhe tani, është poshtërimi dhe fyerja nga drejtuesit e organizatës dhe mbështetësit e drejtuesve. Shumë anëtarë që nuk besojnë më në organizatë e mbajnë gojën mbyllur dhe nuk flasin nga frika se mos shahen dhe poshtërohen nga anëtarët e tjerë.
Në fund, duhet theksuar se masa të ketilla duhet t’i atribuohen sjelljes diktatoriale të drejtuesve të organizatës, pasi në vitin e fundit mund të shohim se pastrimi organizativ (atentatet) jane rritur me shpejtësi, saqë në 2 muaj ne kemi pare sesi 25 anëtarë jane vrarë apo zhdukur në kampin e Manzes dhe varrosur në Shqipëri pa lënë qeverinë shqiptare qe të lëshojë certifikatat e vdekjes apo të bëjë autopsinë per te vdekurit. MEK është një shembull i frikshem i nje sekti totalitar dhe diktatorial.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne