Kuvendi shpall tenderin prej 74.5 milionë lekësh, fjalimet e deputetëve do të zbardhen nga Inteligjenca Artificiale!

Kuvendi shpall tenderin prej 74.5 milionë lekësh, fjalimet e deputetëve do të zbardhen nga Inteligjenca Artificiale!
Fjalimet e deputetëve në Kuvend do të zbardhen përmes inteligjencës artificiale.

Mësohet se Kuvendi ka shpallur një tender për ndërtimin e një platformë të re e cila do të transkriptojë të gjitha takimet që janë pjesë e aktivitetit parlamentar si seancë plenare, mbledhje komisionesh parlamentare dhe çdo mbledhje tjetër të forumeve të Kuvendit.

Po ashtu bëhet me dije se tenderi parashikon një fond limit prej 74.5 milionë lekë për të blerë të transkriptimit të të dhënave audio video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në inteligjencën artificiale si dhe shërbim mirëmbajtje 48 muaj. Gjithashtu bëhet me dije se aplikimi i inteligjencës artificiale do të shtrihet edhe në institucione të tjera publike./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne