Kuvendi sot në seancë plenare, ja projektligjet që pritet të diskutohen sot

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku pritet të diskutohen një sërë projektligjesh të rëndësishme. Kështu, Kuvendi do të diskutojë fillimisht projektligjin “Për fondet e pensionit privat”. Më pas do të diskutohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë””.

Kuvendi gjithashtu pritet të diskutojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit””. Po ashtu sot do të diskutohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese””, të ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore. Në Kuvend gjithashtu pritet të votojë sot 3 anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne