Largohet pas tre vitesh nga drejtimi i QSUT-së, Albana Fico

Albana Fico, e cila mbante postin e drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) është larguar nga detyra. Albana Fico nuk do të jetë më në krye të QSUT-së, post të cilin e mori rreth tre vite më parë.

Ende nuk dihen shkaqet e largimit të Albana Ficos, por kujtojmë se ajo ka qenë e sulmuar nga opozita për tenderat e barnave.

Po ashtu së fundmi edhe hetimi që po zhvillohet nga prokuroria për zjarrin që ra në Urgjencën e re të QSUT-së, godinë e cila është inauguruar prej më pak se një viti.   /tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne