Fondacioni që mori me koncesion Butrintin për 10 vjet punëson njerëzit që e denoncuan (EMRAT)

Qeveria shqiptare ka vendosur që menaxhimi i Parkut Kombëtar të Butrintit të kryhet nga një fondacion i krijuar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje.

Vendi shkaktoi protesta dhe debate të ndezura nga shoqëria civile dhe nga deputetët opozitarë, që dyshojnë për shfrytëzim të paligjshëm dhe antikushtetues të një pasurie të madhe të vendit, e cila mund të dëmtohet nga menaxhimi përmes kësaj forme. Mes tyre ishte profesori dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka. Sot, anëtar i Akademisë së Shkencave ai është pjesë e Këshillit Shkencor të përzgjedhur nga Fondacioni AADF për menaxhimin e kësaj pasurie kombëtare.

Bashkë me Neritan Cekën janë në këshill dhe persona të tjerë që nuk kanë lidhje me trashëgiminë, si për shembull profesore Elda Marku me profesion inxhiniere kimie apo dhe Endrit Kullaj, me profesion Agronom.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar emrat e anëtarëve të Këshillit Shkencor të përzgjedhur nga Fondacioni AADF dhe profesionin respektiv të secilit, si më poshtë:

– Profesor Neritan Ceka, një nga denoncuesit e modelit të AADF
– Profesor Elda Marku, inxhiniere kimie
– Profesor Endrit Kullaj, agronom profili vreshtari
– Profesor Iris Pojani, asistente e të famshmit Richard Hodges për mbi 10 vjet
– Eugene Jo, prezantuese e programit të Rinise në ICROM, laureuar në universitetin Konkut ne Kore – per histori koreane
– Kristo Kauri, inxhinier pyjesh në pension

Siç duket, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka vendosur të punësojë të gjithë ata që kanë kundërshtuar vendimin për marrjen me koncesion për 10 vite të Parkut Kombëtar të Butrintit, i cilësuar si xhevahir i UNESCO, në mënyrë që të shuajë zërat kundër.

Vetë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për trashëgiminë botërore (UNESCO) në një raport të Shkurtit 2024 për Parkun më të njohur Kombëtar në Shqipëri, Butrintin, theksoi se vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet për menaxhimim e integruar të Butrintit dhe u rekomandoi autoriteteve shqiptare, Ministrisë së Kulturës që të ruajnë autoritetin tërësor të kësaj pasurie botërore dhe jo vetëm të një pjese të saj.

Raporti i UNESCO-ICOMOS ngrinte shqetësim të thellë për heqjen nga Parku i Butrintit të rreth 600 hektarëve ku në një pjesë po ndërtohet aktualisht një resort dhe u kërkoi autoriteteve shqiptare të dorëzojnë me urgjencë në UNESCO një plan të qartë masash për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne