Lavrov: Rusia dhe Turqia kanë objektiv të përbashkët në Karabak

Rusia dhe Turqia kanë objektiv të përbashkët në rajonin e Malësisë së Karabakut për të monitoruar marrëveshjen e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë që u finalizua pas javësh konflikte të armatosura, tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

“Ne ramë dakord me partnerët tanë turq për të krijuar një qendër vëzhgimi në territorin e Azerbajxhanit, e cila nuk do të vendoset pranë zonës së konfliktit”, tha Lavrov në një konferencë shtypi.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetari i AA-së mbi përpjekjet e Turqisë për t’i dhënë fund konfliktit përmes diplomacisë, ai vuri në dukje se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar disa telefonata dhe ndajnë pikëpamje të ngjashme mbi këtë çështje.

Ai tha se Moska do të vazhdojë të bashkëpunojë me Ankaranë në zona të tjera, përfshirë Sirinë, duke shtuar se ata janë të interesuar në zgjidhjen e problemeve në kufijtë e tyre dhe në gjithë botën.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha të enjten se Ankaraja do të luajë një rol po aq të rëndësishëm sa Moska në monitorimin e marrëveshjes së paqes përmes qendrës paqeruajtëse në Malësinë e Karabakut.

Një memorandum mirëkuptimi që krijon një qendër të përbashkët turko-ruse për të monitoruar marrëveshjen e paqes u nënshkrua të mërkurën në mëngjes./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne