Shqiperia

Lëvizja e lirë? Tashmë, falë Rilindjes, përrallë nga e kaluara…

Plot 177 qytetarëve shqiptarë u është refuzuar dalja nga Shqipëria që prej hyrjes në fuqi në fillim të muajit gusht të masave shtesë në kufi për bllokimin e shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së.

Aktualisht janë forcuar edhe masat në drejtim të parandalimit të akteve terroriste.

Policia kufitare në Rinas bën me dije se gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 308.497 shtetas shqiptarë e  të huaj, ndërsa kanë dalë 201.332 shtetas shqiptarë e të huaj.

Gjatë gjithë muajit gusht ka pasur  një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, krahasuar me një vit më parë , ku numri arrin deri në 13.500  shtetas shqiptarë dhe të huaj në ditë.

Aktualisht në Rinas po punohet me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje.

Përgjatë muajit gusht, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 9 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për  veprën penale  “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”.

Janë kapur 8 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Janë proceduar penalisht  për veprën penale atë të ”Braktisjes së femijëve të mitur” 4 shtetas, dy burra dhe dy gra.

Policia Kufitare e Rinasit thekson se është e angazhuar maksimalisht për t’u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë shtetasve që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit, si dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë.

OPINIONE