Lëvizjet politike në botën arabe dënojnë Bahreinin për normalizimin me Izraelin

Lëvizjet politike në botën arabe dënuan arritjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Bahreinit dhe Izraelit.

Hezbollahu libanez, Vëllazëria Muslimane dhe Lëvizja Amal në deklaratat e tyre me shkrim shprehën reagimet e tyre kundër normalizimit të Bahreinit me Izraelin.

Në deklaratën me shkrim Hezbollahu libanez tha se kjo “është një goditje me thikë ndaj popullit të Palestinës që shkakton dhimbje”.

Zëdhënësi i Vëllazërisë Muslimane në Egjipt, Taalat Fahmi tha: “Dënojmë këtë vendim të Bahreinit për normalizim me armikun sionist dhe vendet që mbështesin këtë vendim”.

Në deklaratë thuhet se Vëllazëria Muslimane në thelb është kundër çdo normalizimi me Izraelin.

Ndërkohë edhe Lëvizja Amal në Bahrein ftoi botën islame dhe arabe që të dënojnë normalizimin e Bahreinit me Izraelin.

Derisa normalizimi i Bahreinit me Izraelin cilësohet si “krim” në deklaratë kërkohet që të bëhet presion në çdo mënyrë legjitime dhe të mundshme për të penguar këtë krim.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ditë më parë njoftoi se pas EBA-së edhe vendi tjetër i Gjirit, Bahreini arriti marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Bahreini, pas Egjiptit, Jordanisë dhe EBA-së është vendi i katërt arab që arrin marrëveshje për normalizim me Izraelin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne